Një ditë më parë, policia e Durrësit sekuestroi 500 mijë euro në një kamion.
Policia sqaroi se paratë u gjetën në mjetin tip “Renault”, me drejtues Andon Thanasi, 56 vjeç, banues në Tiranë.
“Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara”, njofton policia.
Megjithatë, në deklaratën paraprake në polici, ai ka mohuar që të ketë dijeni për praninë e parave në mjet.
“Unë jam shofer dhe e gjej kamionin të ngarkuar dhe çoj në destinacion. Nuk kam lidhje unë, asnjë shofer nuk ka lidhje me ngarkesën. Neve na pajisin me dokumentacionin e ngarkesës dhe kaq, përgjegjësi mbajmë për kokën e kamionit, jo për ngarkesën”, mësohet të ketë deklaruar ai, shkruan “Panorama”.
Përkundër deklaratave të tij, policia i ka prerë flet-arrestin për shkak se paratë janë gjetur jo në pjesën e brendshme të tij. Policia ka dyshime të forta se paratë i ka vendosur ai