Rreth 9,000 trupa nga 20 vende të NATO-s kanë marrë pjesë këtë muaj në stërvitjet ushtarake në rajonin e Detit Baltik, i cili është bërë strategjikisht i ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës.
Suedia, e cila i ishte bashkuar stërvitjeve në të kaluarën, mori pjesë në stërvitjet Baltops për herë të parë në qershor si një anëtare e plotë e NATO-s, pasi iu bashkua aleancës ushtarake transatlantike në fillim të këtij viti.
Javët e trajnimit përfshijnë pastrimin e minave në det, zbulimin e nëndetëseve dhe uljet. Stërvitjet nga marina, forcat ajrore dhe trupat tokësore po mbahen në Detin Baltik, si dhe në Suedi dhe ishullin e saj strategjik Gotland, e po ashtu në Lituani, Poloni dhe Gjermani. Ato do të zgjasin deri të enjten dhe përfshijnë rreth 50 anije të marinës dhe 45 avionë dhe helikopterë.
Stërvitjet organizohen nga Forcat Goditëse dhe Mbështetëse Detare të NATO-s dhe flota e 6-të e SHBA-së. Shqetësimet e sigurisë janë rritur në rajon që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022 dhe rriti aktivitetin e saj armiqësor në zonën e Detit Baltik/ abcnews.al