Avioni i Azerbajxhanit që u rrëzua në Kazakistan, po transportonte 67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të bordit. Mediat e huaja shkruajnë se deri tani raportohet se nga 72 sa ishin në total, vetëm 25 prej tyre i kanë shpëtuar vdekjes.
Në anën tjetër, ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në terren për të lokalizuar zjarrin. Në mediat sociale janë publikuar video të momentit të rrëzimit të avionit pranë aeroportit të qytetit Aktau.
Të mbijetuarit janë dërguar në spitalin më të afërt për trajtim, tha ministria e Emergjencave në Kazakistan. Avioni “Embraer 190” ishte detyruar të bëjë ulje emergjente vetëm dy milje larg qytetit Aktau, ndërsa shkaqet e rrëzimit mbeten akoma të panjohura.