Një avion u rrëzua sot në rajonin e Moskës, duke shkaktuar tre viktima.
Sipas TASS, tre anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit, i cili i përkiste gjigantit rus të gazit Gazprom, humbën jetën.
Rrëzimi i avionit ndodhi pranë qytetit të Kolomna, gjatë një fluturimi testues pas riparimeve të planifikuara.