Ligji për të huajt, i cili ka u kthye nga Presidenti Ilir Meta në muajin gusht të këtij viti ka qenë tema e Komisionit të Sigurisë që u mblodh ditën e sotme në Kuvend dhe përfundoi duke e rrëzuar atë. Ministri i Brendshëm, Bledi Cuçi tha se ndryshe nga Presidenti Meta, i cili ligjin “Për të huajt” të miratuar në seancën plenare të datës 24 qershor 2021 e konsideron si një prurje masive të qytetarëve të vendeve të treta në Shqipëri, kjo nismë ka si qëllim përmirësimin e mekanizmit të nevojshëm për të lëshuar vizat elektronike online. Ministri Çuçi tha gjithashtu se ky ligj synon edhe lehtësimin e punësimit të të huajve në Shqipëri. Sipas Çuçit, me një ligj të posaçëm qartësohen afatet kohore dhe lejet e dhëna, pasi i mëparshmi kishte magësi në kërë aspekt.
“Ligji ka qenë i hapur për konsultim publik nga data 4-30 dhjetor 2020. Është bërë një vlerësim i gjerë që do të sjellë ligji i ri për të huajt. Për aq kohë sa jemi në kushtet kur ligji ekzistues kërkon përafrim me një serë direktivash me BE, pra të ligjslacionit të trajtimit të të huajve me BE-në. Projektligji adreson të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga procesi i konsultimit. Ka pasur një mangësi të dukshme në lidhje me detyrimet që kanë organet kompetente për të respektuar të drejtat kushtetuese të atyre që duan të qëndrojnë apo të punojnë në Shqipëri.
Është e domosdoshme lëshimi i vizave elektronike online që aplikohet edhe në shumë vende të tjera. Të pajisim të huajt me leje qëndrimi dhe viza online. Tani nuk është momenti për të diskutuar kërkesat për azil e shqiptarëve në Bashkimin Evropian. Ky ligj synon përmirësimin e fushës së të drejtave të të huajve në Shqipëri. Kërkesa për azil e shqiptarëve në BE siç shkruan presidenti i them se ky nuk është objekt i ligjit për të huajt. Nuk është rasti për ta diskutuar këtë gjë, pasi në një nen të ligjit nuk trajtohet kjo çështje. Synon përmirësimin e fushës së të drejtave të të huajve në Shqipëri”- tha Çuçi.
Kjo gjë solli dhe debat në Komisionin e Sigurisë, kryesisht mes deputetit të Opozitës Enkelejd Alibeaj, ministrit Çuçi dhe Paulin Stërkajt. Nga Partia Demokratike, Ferdinant Xhaferraj tha se është një turp që mandati i tretë nis me këtë ligj, për mbipopullimin e Shqipërisë me shtetas të huaj.
“Është turp që mandatin e tretë ta nisim me këtë nismë ligjore për mbipopullimin e Shqipërisë me të huaj,”- tha ai.
Të njëjtën gjë tha edhe Alibeaj. Ky i fundit shtoi se shumë shqiptarë ikin nga Shqipëria dhe vendet e tyre të punës po i zënë edhe vendet e punës.
“Zoti ministër nuk ua uroj dot punën e mbarë sepse nuk ua ndjen fare për interesat e shqiptarëve që ikin. Kjo është e vërteta, pavarësisht se është e dhimbshme. Sa shqiptarë kanë kërkuar azil sot që flasim? Është një statistikë që ju duhet ta keni? S’ka se si mos ta keni? Sa shqiptarë kanë ikur nga ky vend? Duhet të kemi këto shifra për të kuptuar dramën që po përjeton kombi ynë nën regjimin tuaj. Vendet e punës juve ua ofroni emigrantëve. Sa shqiptarëve u është ofruar vendi i punës me të gjitha kushtet dhe e kanë refuzuar?”- tha Alibeaj.Fjala e Alibeajt u pasua nga ajo e Stërkajt, i cili tha se nëkëtë mbledhje do të ishte mirë të diskutohej për dekretin dhe jo për tema të tejrë. Stërkaj madje shtoi se për çështjet e tjera mund të bënin edhe interpelancë me Ministrin e Brendshëm.
“Mendoj që….edhe zoti Ministër besoj është dakort me mua që tu përgjigjeni pyetjeve që kanë lidhje me dekretin,”- tha Stërkaj.
Pas tij, Alibeaj foli sërish dhe tha se temat që ai po shtonte ishin thelbësore për Shqipërinë. Deputeti i PD-së shkoi më tej duke përmendur edhe avionin e rrëzuar një ditë më parë në Vermosh, teksa tha se janë pikërisht të huajt ata që po rrëzohen në vendin tonë, bashkë me drogën që sipas tij, kanë dashur të transportonin. Alibeaj e pyeti Çuçin se çfarë kishte për të thënë për këtë gjë, kurse Ministri i Brendshëm tha se e vetmja gje që i pret shkelësit e ligjit është ndëshkimi. Në fakt, piloti dhe pasagjeri janë larguar nga vendi i ngjarjes pas rrëzimit të avionit, ende pa ardhur policia….
Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka debatuar me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se ligji “Për të huajt” përmirëson punësimin e të huajve në vendin tonë. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, Alibeaj përmendi edhe avionin e rrëzuar një ditë më parë në Vermosh, teksa tha se janë pikërisht të huajt ata që po rrëzohen në vendin tonë, bashkë me drogën që sipas tij, kanë dashur të transportonin.
Alibeaj e pyeti Çuçin se çfarë kishte për të thënë për këtë gjë, kurse Ministri i Brendshëm tha se e vetmja gje që i pret shkelësit e ligjit është ndëshkimi. Në fakt, piloti dhe pasagjeri janë larguar nga vendi i ngjarjes pas rrëzimit të avionit, ende pa ardhur policia….
PJESË NGA DEBATI:
Bledi Çuçi: Çështja e azilit nuk ka lidhje me këtë ligj. Secili e zgjedh vetë vendin se ku do të jetojë
Enkelejd Alibeaj: Po dëmtojme shqiptarët, po marrim skllevërit modernë. Çfarë parashikoni ju për një avion që raësisht bien në terrenin shqiptar dhe që zhduken po rastësisht me një fuoristradë bashkëm e mallin. Policia e Shtetit nuk ka bërë asgjë. Çfarë parashikon Policia për këta të huaj që bien në territorin tonë. A ka mundësi të mbaroj unë se po flas?
Bledi Çuçi: U zgjatët…
Enkelejd Alibeaj: E fundit, zoti ministër….të rinjtë në këtë vend kanë vetëm dy alternativa, o ikin ose merren me krime, trafik droge e vrasje. Ka një përgjigje për këtë situatë? Ju falenderoj.
Paulin Sterkaj: Kur keni kaq shumë pyetje për ministrin, bëni interpelancë, mos ta bëjmë Komisionin e bezdisshëm, nuk kam asgjë me ju, ju mirëpres dhe jam shumë i gëzuar që keni ardhur, por mos ta shtojmë se do na shkojë nga gjashtë orë kjo punë.
Enkelejd Alibeaj: Familjet shqiptare janë përgjysmuar, të gjitha pyetjet kanë lidhje me lëndën që po diskutojmë./