Rrëzohet padia e gjyqtarëve/ Kushtetuesja rrëzon referencën që kërkuan për rritje pagash

AKTUALITET


Gjykata Kushtetuese shqyrtoi dhe vendosi këtë të martë për kërkesën e gjyqtarëve, për pagat e tyre.
Kushtetuesja nuk ka pranuar kërkesën që paga referuese e gjyqtarëve të jetë ajo e një drejtori me pagën më të lartë në Kryeministri.

Ndonëse rezultati në vlerë financiare absolute i pagës së gjyqtarit, i prodhuar nga formula e re sipas ligjit objekt shqyrtimi, nuk është më i ulët se sa ai i prodhuar nga formula e mëparshme, formula e kundërshtuar, në raport me rritjen ekonomike si dhe rritjen e çmimeve, ka sjellë një ulje të fshehur, të shënjestruar të pagës së magjistratit, duke e ngrirë atë, arsye për të cilat ligji nr. 33/2023 duhet të shfuqizohet.”

Por Kushtetuesja nuk ka vendosur se mbi bazën e cilës pagë reference duhet të ndryshojë paga e magjistratit. Kjo, siç ka thënë edhe kryeministri Rama në reagimet e tij, Kushtetuesja thotë se është në kompetencë të qeverisë për ta vendosur. Për këtë, Gjykata Kushtetuese thotë se është në detyrimin e qeverisë dhe Kuvendit nëse referencë do të vendoset Presidenti me një koeficient të ri apo një funksionar tjetër, pjesë e administratës shtetërore.”Në këto kushte i takon Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme për të përshtatur pagën e magjistratit me standardet kushtetuese, i cili duhet të realizohet brenda datës 31 korrik 2026.”Ndërkohë, efektet financiare që do të sjellë ligji i ri apo formula e re do të kenë efekt prapaveprues, pra nga janari i 2023.



Skip to toolbar