Zyra e shtypit e Vatikanit ka bërë të ditur përmes një njoftimi se Papa Françesku ka pësuar disa fraktura dhe mavijosje, pasi mëngjesin e sotëm është rrëzuar teksa ndodhej në rezidencën e Santa Martës.
Ati i Shenjtë mësohet se ka dëmtuar parakrahun e djathtë, që mjekët ia kanë vendosur në allçi si masë paraprake.
Ky është incidenti i dytë në vetëm një muaj, pasi më 7 dhjetor 2024, Papa Françesku goditi mjekrën në komodinën e tij, çka i shkaktoi një hematomë të madhe në fytyrë.
Megjithatë, Françesku mbajti agjendën e tij, duke mbajtur seancat e ndryshme të planifikuara.