Rritet numri i të prekurve, por si është gjendja e të shtruarve në dy spitalet COVID dhe sa janë të intubuar

AKTUALITET


Ndërkohe që në vend është rritur numri i të prekurve nga koronavirusi, duke e çuar numrin total në 712, në dy spitalet COVID vijon beteja për të shëruar pacientët që janë të shtruar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 1 është i intubuar. Kurse, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intibuar”- the Ministria e Shendetesise ne deklaraten e sotme per mediat, teksa dhe te rejat lidhur me situaten per koronavirusin ne vend.

Sipas saj, ka një numër të qëndrueshëm të të shtruarve në spitale dhe në terapinë intensive



Skip to toolbar