Rritet numri i vetëvrasjeve në Britani të Madhe

BOTA


Shkalla e vetëvrasjeve të regjistruara në Angli dhe Uells vitin e kaluar ishin më të lartat në më shumë se dy dekada, tregojnë të dhënat e reja.

”Rreth tre të katërtat e vdekjeve nga vetëvrasjet kanë qenë te meshkujt”, theksoi Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), duke vënë në dukje se ky ka qenë trendi që nga mesi i viteve 1990.

Por ndërsa shkalla për gratë ishte më e ulët, vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë që nga viti 1994.

ONS tha se puna e saj për monitorimin e të dhënave të vdekjeve të vetëvrasjeve është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të “mbështetur punën për të mbrojtur njerëzit e pambrojtur në rrezik”, duke njohur “ndikimin shkatërrues te individët, familjet dhe komunitetet”.

Në vitin 2023, 6 069 vetëvrasje u regjistruan në të dy kombet, krahasuar me 5 642 në 2022.

Shifrat bazohen në vdekjet e regjistruara në çdo vit kalendarik, në vend të datës kur ka ndodhur vdekja.

ONS tha se për shkak të vonesave në regjistrim, ndërsa 39% e vdekjeve të regjistruara në 2023 kishin një datë vdekjeje në të njëjtin vit, më shumë se gjysma (51%) ndodhi në 2022 dhe pjesa e mbetur në 2021 ose më parë.

”Shkalla e vitit të kaluar prej 11.4 vdekjesh për 100 000 njerëz ishte më e larta e regjistruar që nga viti 1999”, theksoi ONS.

Shkalla e vitit 2023 në Uells, 14,0 vdekje për 100 000, ishte më e lartë se ajo në Angli, e cila ishte 11,2 vdekje për 100,000 njerëz. Në të dy vendet, shkalla e vetëvrasjeve për meshkujt u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 1999, me 17.4 vdekje për 100 000 banorë.



Skip to toolbar