Rritja e aplikimeve për azil në BE, Basha: Përballje frontale me korrupsionin

Më të fundit


Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët tregon se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për ta.

Basha thekson se fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin. Ai thelson se Vettingu në politikë thyen bashkëpunimin politikë-krim-oligarki.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”, shkruan kreu i PD.



Skip to toolbar