Zv/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Prof. Mira Rakacolli në një komunikim me qytetarët ka bërë me dije se vendimin e marrë unanimisht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për zhvillimin emësimit online nga strukturat universitare.
“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situaten dhe risqet, kemi vleresuar situaten në rajon dhe Europe, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurine e epidemise në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mesim online, pra mesim vetëm ne distancë pa prezence fizike të paktën për muajin e parë të hapjes duke vlerësuar situatën ne dinamike. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.
Rakacolli ka njoftuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson edhe mbylljne e pjesëshme për aktivitete e lokaleve, bareve e në zonën e Bllokut në Tiranë si vatra rreziku për përhapjen e COVID-19.
“Njëkohesisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku tëmadh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjate orëve të natës”, tha Rakacolli.
Zv/ ministrja e Shëndetësisë ka thënë se situata në 2 javët e fundit paraqitet me një rritje të numrit te rasteve të cilat përkojnë me hapjen e shkollave, bareve, restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese.
“Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane perqendruar ne tirane. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendeshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura”, tha Rakacolli.
Rakacolli ju ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e COVID19, për të shmangur një mbyllje të dytë të vendit.
“Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, tha Rakacolli.