Rrjedhje gazi në një shkollë te “Don Bosko”, evakuohen nxënësit, 4 në spital

AKTUALITET


Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku ka pasur rrjedhje gazi në një shkollë dhe 4 nxënës kanë përfunduar në spital.

Burime zyrtare bënë me dije se rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve.

Gjithashtu  janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës.



Skip to toolbar