Komploti kundër Hajdarit, ikin dy “plëngprishës”. Rudina Hajdari çon në Prokurori Korab Litën

#NËRADAR


Telenovela e nisur të hënën me ndryshimet në drejtimin e Grupit Parlamentar të deputetëve të djathtë në Kuvend, pritet të përfundojë në Porkurori. Deputetja Rudina Hajdari, që drejton të djathtët në Kuvend, publikoi letrën e firmosur nga deputetja Fatjona Dhimitri, e cila njofton tërheqjen nga firma “pro” Korab Litës si kryetar i Grupit të deputetëve të djathtë në Kuvend. Hajdari shprehet se ndaj deputetëve është ushtruar presion nga Korab Lita dhe gangësterët e tij, ndaj pajmet filmike të disponuara nga Kuvendi, do t`i çohen Prokurorisë.

“Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë”, njofton deputetja Rudina Hajdari. E kontaktuar nga Realstory.al, kryetarja e grupit të deputetëve të djathtë, Rudina Hajdari konfirmoi se kësaj çështje do i shkohet deri në fund.

“Do e ndjekim deri në fund”, tha ajo shkurtimisht. Të hënën, deputeti i opozitës së djathtë në Kuvend, Korab Lita publikoi një shkresë të firmosur nga 7 deputetë të djathtë, ku njoftonte kryetarin e Kuvendit për ndryshime në drejtimin e grupit parlamentar. Më pas reagoi deputetja Rudina Hajdari, e cila u shpreh se ajo vijonte të ishte drejtuese e demokratëve në Kuvend.

Ndërkohë, nënkryetari i grupit, Halit Valteri, që kishte firmosur këtë letër, reagoi duke u shprehur se tërhiqej nga firma për emërimin e Korab Litës si kryetar i Grupit të Deputetëve të Djathtë në Kuvend, ndërsa u tregonte se Rudina Hajdari vijon të jetë drejtuese e demokratëve në Kuvend. /Realstory.al/



Skip to toolbar