Pas përfundimit të tryezës së reformës zgjedhore, deputetja e opozitës Rudina Hajdari deklaroi se partitë duhet ta marrin seriozisht këtë proces.
Në një prononcim për mediat, Hajdari tha se për hapat konkrete që duhet të ndërmerren, nuk do të duhet që të dilet shesheve. Po ashtu ajo sugjeroi lista të hapura për kandidatët, të cilat do të diskutohen më 6 mars. Po ashtu, ai ‘ironizoi’ manifestimin e presidentit Ilir Meta, ndersa shtoi se; “Jo ulërima në shesh”.
“Kishim për të diskutuar mbi temën e propozimeve që do të kishim në tryezë për ndryshimin e sistemit, por u shty me konsensus, në 6 mars. Dua të theksoj se vendosmëria ime dhe e opozitës parlamentare vazhdon dhe do të bëjmë propozimet tona. Sugjeroj plotë që dhe partitë e tjera ta marrin seriozisht këtë iniciativë. Nëse do flasim sot të shprehim vullnetin tonë për të përshëndetur vullnetin qytetar për të qenë i përfaqësuar në parlamenti, duhet të respektojmë nenin 2 të Kushtetutës. Nuk mjafton që të dalin në sheshe dhe të ulërasim, por të bëjmë hapa konkrete që kanë të bëjnë me hapjen e listave që njerëzit të kenë mundësi që të përfaqësohen sot. Kjo gjë nuk po ndodh sot. Ne duhet të tregojmë popullit se jemi këtu për ata dhe se nesër përfaqësimi i tyre do të jetë i denjë. Uroj që javës tjetër të vijojmë misionin për hapjen e listave për një sistem të barabartë për të gjithë”, -tha ajo.
Kujtojmë se afati i vënë për miratimin e reformës zgjedhore është vendosur 15 marsi.