E ashpër ndaj presidentit është treguar Rudina Hajdari, e cila foli të enjten në Kuvend. Teksa e cilësoi të pavend propozimin e PS për ndryshime në Kodin Penal për personat që kryejnë krim elektoral, ajo tha se ky propozim është i ngjashëm me rezolutën e miratuar në Kuvend për dekretin e Metës, që i hodhi më shumë benzinë zjarrit.
Pastaj shtoi se presidenti nuk e ka në kompetencë të shpërndajë parlamentin dhe në rast se e bën një gjë të tillë i thotë burgut hapu.
“Përsa i përket Kodit Penal, që është shtuar një nen, dhe që do të na jepet kohë për ta shqyrtuar. Uroj që ta kemi kohën, pasi nenin 43, pika 1, tregon se merr përsipër që të ndalojnë shqiptarët që të udhëtojnë jashtë nga 5-10 vite nëse mundohen të prishin zgjedhjet. Ju kujtoj që Kodi Penal që parashikon nen të posaçëm, kemi një dënim dhe nuk na duhet një dënim shtesë. Unë e cilësoj si ajo rezolutë që erdhi para një jave, i hodhi benzinë zjarrit. Nëse mendoni se presidenti do të shpërndajë parlamentin, ti thotë burgut hapu. Nuk e ka për kompetencë. Përsa i përket vendimit për të shtuar këtë nen. Ironi është që edhe vetë zoti Braho e kundërshtoi këtë. Imagjinoni ku ka arritur Kuvendi. Po një individ ka probleme shëndetësore do të ndaloni që të dalë jashtë vendit. Nuk e kam parë në asnjë vend të BE-së”, tha kryetarja e opozitës parlamentare.