Rudina Hajdari ka bërë të ditur për mediat se PD dhe LSI sot në mbledhjen e Këshillit Politik nuk sollën asnjë propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
ryetarja e grupit parlamentar demokrat thotë se pavarësisht se shtynë mbledhjen e kaluar dhe trumbetuan ndryshimin e sistemit opozita jashtëparlamentare nuk e do ndryshimin e sistemit ndërkohë që nga ana tjetër PS është e hapur për ta diskutuar.
Hajdari thekson se opozita parlamentare është e vendosur në propozimet e veta që Listat e Hapura të jenë pjesë e Reformës Zgjedhore me apo pa ndryshime të Kushtutës.
”Ndërkohë që javën e kaluar PD dhe LSI munguan dhe e shtynë dhe trumbetuan një ndryshim sistemi. Sot nuk thanë asgjë. Listat e hapura janë varianti më i mirë i mundshëm. Opozita jashtëparlamentare nuk duhet të ketë frikë nga qytetarët. Kjo opozitë jashtëparlamentare refuzon të mbrojë këtë ndryshim sistemi ndërkohë që PS është e hapur dhe lejon se si mund të procedojë në të ardhmen,
Do i shkojmë deri në fund kësaj çështje që Listat e Hapura të fuqizojnë qytetarët. Opozita jashtëparlamentare nuk duhet të ketë frikë. Opozita mos mbështesë iniciativën e PD për mos mbështetur ndryshimin e sistemit.
Opozita nuk do konkurrencë. Nuk mund të mbrojmë një sistem që fuqizon vetëm kryetarët e partive. S’mund të mbrojmë një sistem që kryetarët të behen të gjithpushtetshëm.
Propozova që jam pro depolitizimit të administratës publike dhe partitë të kenë një rol vëzhguesi dhe të kenë të drejtë apelimi. Këto ishin dy pikat kryesore. Ekspertët u mandatuan që të shikonin këto. Ne kemi propozim edhe nëse nuk kërkohet ndryshimi i Kushtetutës atëhere kemi një propozim tjetër që Listat e Hapura të vendosen pa ndodhur ndryshime Kushtetuese.
Debati mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor është qytetar pasi ka shkuar me 50 mijë firma. Nëse shkojmë tek debati që ka apo jo kohë atëhere kemi dy variantet për Kushtetutën. ”- tha Hajdari.