Dita e katërt në Euro2024 premton spektakël që në ndeshjen e orës 15:00. Rumania sfidon Ukrainën në stadiumin e Mynihut, në një përballje që do të jetë e gjashta në historinë mes tyre.
Rumunët po kalojnë një ecuri të mirë kohët e fundit, pasi nuk kanë humbur që prej qershorit të vitit 2022, duke koleksionuar 7 fitore e 5 barazime. Histori që duket se nuk ka gjasa të zgjerohet pasi Rumania ka dështuar të fitojë ndeshjen e parë në një kampionat Europian, me 3 barazime e 2 humbje.
Ky mund të jetë një lajm i mirë për Ukrainës, të cilët po kërkojnë të arrijnë një triumf të katërt radhazi. Verdheblutë, të cilët mundën Bosnjën dhe Islandën në ndeshjet e play-off-it për të arritur në Europian, do të shpresojnë që kjo tendencë të vazhdojë.
Sulmuesi George Pușcaș ka ndihmuar Rumaninë të fitojë në tetë nga nëntë ndeshjet ndërkombëtare në të cilat ai ka shënuar, ku ka koleksionuar edhe një barazim. Rekordi nuk do të jetë i lehtë kundër një portieri si Lunin, i cili ka humbur vetëm një herë në 12 ndeshjet e tij me Ukrainën.