“Rusia mund të ndalet”, Zelensky: Kievi ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

BOTA


Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia mund të ndalet, por Kievi ka shumë nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Duke folur pas takimit që pati me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda, në Vilnius, Zelensky theksoi rëndësinë e forcimit të mbrojtjes së vendit të tij, shkruan Sky News.


“Ne kemi vërtetuar se Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundur. Na mungojnë shumë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore”, theksoi presidenti i Ukrainës.

Zelensky pranoi këtë të mërkurë se rezervat e sistemeve të mbrojtjes ajrore ishin të ulëta në vendet që mund t’i siguronin ato.

“Depot janë bosh dhe ka shumë sfida për mbrojtjen botërore,” shtoi Zelensky./abcnews.al




Skip to toolbar