PD ndërmori një fushatë 5 mujore akuzash drejtuar qeverisë, duke publikuar edhe përgjime që sipas tyre tregonin fitoren në zgjedhje, kryesisht në Dibër, përmes shitblerjes së votave. Por sa ndikuan këto përgjime dhe akuza në rezultatin e zgjedhjeve në Dibër.
Referuar të dhënave të KQZ, në Dibër në zgjedhjet e së dielës ka fituar kandidati socialist Dionis Imeraj me 12.824 vota ose 83.42%, përballë kandidatit të Bindjes Demokratike Shkëlzen Qoka me 2549 ose 16.58%.
Ndërkohë që pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë relativisht e lartë me 28.7%.
Ndërkohë nëse bëjmë krahasimet: PS në zgjedhjet e së dielës ka fituar me 12. 824 vota, ndërsa në 2016, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, në këtë bashki u zhvilluan zgjedhjet e reja vetëm për kryetar. Në këto zgjedhje, kandidati i Partisë Socialiste, Muharrem Rama u shpall fitues me 18 mijë vota.
Pra diferenca është rreth 5 mijë vota më pak.