Safet Gjici kërkoi lirinë me argumentin e gjendjes jo të mirë shëndetësore, Gjykata vendos për…

AKTUALITET


Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili kishte kërkuar lirinë përmes përfaqësuesve të tij, me arsyetimin e gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Në seancën e sotme u administruan aktet shëndetësore të paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Seanca u shty për në datë 14/11/2024 ora 11:45, me qëllim për t’u paraqitur ekspertet e IML Tiranë për të bërë betimin dhe të marrin detyrat me qëllim përpilimin e një raporti mbi gjendjen shëndetesore të kërkuesit.

Kujtojmë se Gjici u arrestua pas skandalit seksual në zyrën e tij, me Alma Kaçin, ndaj të cilës janë marrë gjithashtu masa nga autoritetet.



Skip to toolbar