“Saga Shullazi”, Dani, gjyqtarit: Dorëheqje, se je shumë pis

Më të fundit


Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu sërish procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë, ndërsa shkak është bërë mungesa e mbrojtësve kryesisht.

Ndërkohë, gjatë seancës i pandehuri Gilmando Dani, kundërshtoi caktimin e gjyqtarit Arben Vrioni. Dani i kërkoi të jepte dorëheqjen pasi ka gjykuar Vollgën në Apelin e Durrësit.

“I nderuar nuk mund të lahesh me dosjen tonë sepse je shumë pis. Ta bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë“, ka paralajmëruar Dani.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Eltela Tema, Arben Vrioni dhe Albana Boksi caktuan datën 26 korrik, si datë për mbajtjen e seancës së radhës, ku do të thirren edhe avokatët e zgjedhur të të pandehurve.



Skip to toolbar