Nis fundi i Saliut: E gjithë familja non grata në SHBA. Blinken: Tani hetojeni!

Më të fundit


Sekratari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë lajmin se ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shpallur i papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Blinken thotë se Berisha dhe familja e tij janë shpallur non grata nga SHBA.

“Aktet e korrupsionit nga ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri.

Unë jam duke deklaruar publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në postimin e Sekretarit te Shtetit.



Skip to toolbar