Ish deputeti demokrat Ervin Salianji u ka mbyllur derën të gjithë atyre që sipas tij kanë bashkëpunuar me Ramën dhe kanë dëmtuar rëndë partinë. Këto kushte, Salianji i ka vendosur vetëm një ditë pas mbledhjes së Partisë Demokratike, ku u shpreh por hapjes së partisë me emra të rinj por edhe figurave të larguara. Duket se kjo ftesë nuk vlen për ata persona që sipas Salianjit kanë dëmtuar rëndë ato.
“PD është në një proces hapje, apo në një proces thirrje për të bashkuar në PD të gjithë elementët nëpër zona, që mund të kenë qenë ish funksionarë të PD që duan të bashkohen, por pa diskutim që është akoma më e rëndësishme hapja e PD-së drejt ekspertëve të rinj, njerëzve që e shohin politikën për fat të keq si gogol për shkak të keqqeverisjes apo dramave që ka shkaktuar përgjatë këtyre viteve politika. Duhet hapur drejt fytyrave, emrave, eksperiencave, njerëzve me ekspertizë të plotë të së pari dhe pa diskutim nëse do duan të vijnë personat që janë larguar vetë nga PD për shkak të qëndrimeve të tyre duhet të vijnë. Në rast se disa të tjerë kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me qeverinë për shkak të interesave thellësisht personale dhe jo të demokratëve e qytetarëve shqiptarë nuk besoj se është pengesë PD.” tha Salianji për Ora News.
Në lidhje me kritikat e Jozefina Topallit se “nëse kritikon shefin, përjashtohesh”, Salianji tha se ajo vijon të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, por nuk e ka parë të japë kontribut në asnjë mbledhje. Ai ka mbështetur idenë e hapjes se partisë, por ka kërkuar që paralelisht me këtë të vlerësohen figurat që sipas tij kanë kontribuar dhe kanë bërë betejë kundër qeverisë në këto 6 vite.
“Kjo nuk është çështje emrash. Emri konkret nuk është i larguar nga PD për shkak të statutit, është anëtare e këshillit kombëtar dhe nuk e kam parë në asnjë mbledhje të japë kontribut. Sa kam parë unë në këto 6 vite të PD-së nëse njerëz që për shkak të angazhimit ose për shkak të përbaltjes, apo për shkak se mund të vendoset pas aksioneve duke tentuar që ti baltosë mund të promovohet dhe këtë nuk kam kompleks ta them për asnjë personazh qoftë ky edhe personi në fjalë. Unë them që nëse do duan nuk i ka penguar njeri. Unë shoh një qëndrim të opozitës për t’u afruar drejt figurave apo drejtë personaliteteve qofshin këta edhe njerëz që mund të mos kenë pasur qëndrime, apo që mund të kenë dëmtuar rëndshëm PD-në. Siç ka qenë qëndrimi i personave që kanë dalë kundër në fushatën e 2017 dhe sot ndodhen në kryesi dhe ne forume të larta, që dhe persona që kanë kontribuuar nuk i kanë atë fat. Kështu që kjo çështja e trajtimit me përkëdheli sikur disa janë të nënës dhe disa të njerkës, disa që njohin pushtetin dhe disa që njohin opozitën, besoj se u është bërë bajat shumë njerëzve.” tha Salianji