Gjykata e Lartë shqyrton në datë 15 tetor kërkesën për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg të deputetit të partisë demokratike Ervin Salianji.
Relator i çështjes është caktuar gjyqtari Sokol Binaj, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi në orën 13 e 20 minuta.
Rekursi paraprak së bashku me kërkesën për pezullim u regjistrua në datë 1 tetor. Salianji aktualishtpo vuan dënimin në burgun e Fierit ku mbahet i izoluar që prej datës 27 shtator.
Vendimi u dha nga Apeli me Juridiksion të Pergjithshëm që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë në lidhje me dosjen Babalja.