Salianji me banorët e prekur nga tërmeti në Ersekë: Nuk kanë marrë asgjë nga shteti

AKTUALITET


Partia Demokratike vijon takimet me banorët e prekur nga tërmetet e forta të vitit 2019. Ish-deputeti Ervin Salianji ka qenë së fundi te banorët e fshatit Qafzez në Ersekë, që u dëmtuan nga tërmeti i qershorit dhe nëntorit të vitit të shkuar, dhe që sipas tij, janë lënë tërësisht në harresë nga qeveria dhe pushteti lokal.

“E vetmja ndihmë që kanë marrë nga shteti janë disa rroba që banorët i kanë përdorur për të zënë të çarat e shtëpive të dëmtuara rëndë nga tërmeti”, thekson Salianji mes të tjerash.

Nga ana e tyre, banorët i thanë ish-deputetit se nuk kanë marrë zgjidhje dhe nuk e dinë se si do të shkojë halli i banesave të tyre. Dimri po vjen dhe ata do të jenë pothuajse në qiell të hapur.

Bisedat mes ish-deputetit Salianji dhe banorëve:
Festim Çaushi: Ja ku janë! Rreckat që janë këtu m’i dhanë vjet në nëntor, në 2 nëntor.
Me 1 ra tërmeti i dytë, më 2 nëntor më dhanë këto dhe unë nuk i vura në garderobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do t’i rregulloj. Ja se ç’i bëra, i vura këtu për të mos …
Salianji: Këto t’i dhanë nga tërmeti i qershorit apo i nëntorit?
Festim Çaushi: Dhe i qershorit dhe i nëntorit janë dy tërmete këtu.
Salianji: Sa lekë të kanë dhënë për shtëpinë?
Festim Çaushi: Fillimisht ma cilësuan në 1 qershor, 1 milionë e 324 mijë dëm
Salianji: Dëm?
Festim Çaushi: Dëmin. Vjen eksperti i institutit të ndërtimit nga Tirana, një çun i ri.
Unë kam qenë këtu shtrirë në krevat dhe ka ardhur ka thënë kjo shtëpia është e pabanueshme.
Salianji: Sa lekë ke marrë për këtë shtëpi?
Festim Çaushi: Asnjë, asnjë qindarkë mo, dhe nuk kam parë të vijë njëri siç erdhe ti sot.
Gazmor Kasëmi: Kemi 16 muaj që po bridhnim, vjet na thanë në tetor, në nëntor do të hyni para 28-29 nëntorit. Kaloi ai vit, i morëm mobiljet, i hoqëm. Na thanë do ju bëjmë shtëpi.
Salianji: Kjo është shpallur e pabanueshme si shtëpi?
Gazmor Kasëmi: Po!
Salianji: Po ju, a jetoni këtu akoma?
Gazmor Kasëmi: Po, akoma këtu, dhe shtëpia ku fle sot jemi përpjekur me mundësitë tona, edhe në institutin Tiranë, kemi vajtur i kemi bërë kartat, kanë ardhur në Bashki dhe neve kryetari na thotë kini durim, akoma se do i bëjmë.
Kur do t’i bëjë, se shirat filluan?!
Salianji: 16 muaj!?
Gazmor Kasëmi: Po, kam 16 muaj që fle në, në pllaka.
Salianji: Po kanë ardhur ju thonë…
Gazmor Kasëmi: Që vjet në nëntor.
Salianji: Ju thonë do t’ju japin ndihma, ju thonë do t’jua ribëjmë shtëpinë, ju thonë do t’ju japim lekë?
Gazmor Kasëmi: As, asnjë gjë, jam vetë i 6-ti.
Salianji:Para ju kanë dhënë? Keni marë?
Gazmor Kasëmi: Kokërr leku!
Minushe Merka: Unë s’kam. Jam e sëmurë me astëm, me tre pompa t’i nxjerr ilaçet t’i shikosh me kortizonë e me të gjithë edhe nuk vë dorë njeri. Burrin e kam papunë..
Salianji: Po ju, këtu flini, te kjo?
Minushe Merka: Ne këtu flemë.
Salianji: Asnjë ndihmë!
Qytetari: Absolutisht, moj s’na kanë hedhur sytë! Na shikojnë se çfarë jemi, sikur jemi, jo sikur jemi popull jetojmë të gjithë bashkë e vëllezër e motra, por sikur jemi hasëm. Edhe hasmi që është hasëm bëhet një veprim.



Skip to toolbar