Salianji: Shqiptarët do ndahen nga e shkuara, që nis në Kuvend e përfundon në disa ‘foltore’

Më të fundit


Deputeti demokrat, Ervin Salianji, tha nga foltorja e Kuvendit se qytetarët shqiptarë janë të vendosur për t’u ndarë nga e shkuara, që sipas tij, nis në Kuvend e përfundon në disa ‘foltore’ të tjera, duke nënkuptuar me këtë ‘foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Qytetarët shqiptarë janë të qartë në atë që kanë zgjedhur, do jenë edhe më të qartë nga dita në ditë për t’u ndarë nga e shkuara, që nis këtu, e përfundon në disa të ashtuquajtura ‘foltore’ të tjera”, u shpreh Salianji.

Më tej, në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Salianji ironizoi nismën e kryeministrit Edi Rama të quajtur Këshillimi Kombëtar, teksa e cilësoi atë një tallje ekstreme me qytetarët, ndërsa shtoi se vendet demokratike nuk kanë nevojë për këshillime të tilla.

“Rekord në përhapjen e korrupsionit, pamundësi për të siguruar jetesën, pamundësi për t’u ngrohur e pensionistëve dhe e familjeve në nevojë, pamundësi e shtetit për të siguruar ngrohje për fëmijët nëpër shkolla, aq sa mbyllin shkollat e lënë fëmijët në shtëpi.

Shpërthimet e tritolit për ndodhin përditë, ose tentativa vrasjeje, duke krijuar një gjendje paniku në këtë vend. Ashtu sic po ndodh këtu, po ndodh edhe në vendet e tjera, ku shqiptarë vriten në Ekuador, në Belgjikë. Shqipëria është kthyer në qendër operacionale të trafikimit të drogërave të forta. E gjithë kjo, për shkak se kjo qeveri e shndërroni Shqipërinë në qendër të trafikut. Shqipëria është ndër vendet më të ekspozuara për pastrimin e parave. Të gjitha këtyre qeveria iu përgjigjet me tallje ekstreme, që Rama e quan Këshillim Kombëtar. Do të dalë hapur si një autokrat, ndërkohë që vendet demokratike e kanë të zgjidhur dhe nuk kanë nevojë për këshillim kombëtar. Përvec instrumentit me të cilin zgjedh të tallet me qytetarët, shikoni dhe pyetjet që ka zgjedhur.

Pyetja 1: A janë dakord shqiptarët për t’u legalizuar kanabisi?
Ky është shqetësimi, që kryeministri kërkon që shqiptarët t’i japin përgjigje. Të legalizohet kanabisi, të legalizojmë edhe asetet kriminale.
Të gjithë që merren në këtë vend me trafik, që kanë pasuri të paligjshme të krijuara nga aktiviteti kriminal, qeveria kërkon t’i legalizojë e t’i fusë në sistem, madje duke i taksuar me 5%, ndërsa që barra për shtresën e mesme rëndon më shumë në këtë vend. Ky është interes personal i një grushti njerëzish, qeveria është detyruar të bashkëpunojë me këta elementë kriminalë për të siguruar masivisht vota dhe sot është e detyruar të sjellë ligje, që iu shërben thjesht dhe vetëm atyre. Ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj dhe as nuk mund të bëhemi pjesë e lojërave, që për fat të keq disa kolegë tanë të PD janë bërë pjesë e një personi “non grata”, që nuk ka ardhur asnjë ditë të vetme këtu dhe është pjesë e lojës”, u shpreh deputeti demokrat.



Skip to toolbar