Samiti i G20: BE 1 mld euro ndihma për Afganistanin

BOTA


Për shkak të katastrofës së urisë që kërcënon Afganistanin, Komisioni Europian do të ndihmojë njerëzit në vend me rreth 1 miliardë euro. Këtë e bëri të ditur, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke iu referuar takimit të posaçëm të G20-s për Afganistanin. 300 milionë euro nga kjo shumë ishin bërë të ditura më parë si ndihmë humanitare. Vendet e  G20-s u konsultuan me ftesë të kryeministrit të Italisë, Mario Draghi. Italia mban aktualisht presidencën e radhës së Be.

Shumës së 300 milionë eurove i shtohen të paktën 250 milionë euro për shëndetësinë. Fondet do të jenë si ndihmë për Afganistanin dhe vendet fqinje. Me mbështetjen e vendeve fqinje synohet të merren masa për “menaxhimin e migracionit”, luftën kundër kontrabandës së njerëzve dhe krimit të organizuar si edhe ndalimin e terrorizmit.

OKB duhet të koordinojë

Në samitin e G20-s vendet ngarkuan Kombet e Bashkuara me koordinimin e ndihmës për Afganistanin. Këtë e bëri të ditur, kryeministri italian, Mario Draghi si mikpritës i video-konferencës  të 20 vendeve më të rëndësishme të industrializuara. Në të njëjtën kohë krerët e shteteve dhe qeverive janë të një mendimi, se ky vend pas marrjes së pushtetit nga talibanët duhet të njohë të drejtat e grave dhe të mos kthehet në një strehë për terroristët. “Ne nuk duhet të vijmë në të njëjtën pikë si para 20 vjetësh”, theksoi Mario Draghi. Ai u shpreh i kënaqur, që për herë të parë në lidhje me Afganistanin ka një linjë të përbashkët të të gjithë vendimmarrësve në G20. “Multilateralizmi po kthehet, me vështirësi, por ai po kthehet.”

Merkel thekson rolin e OKB

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e përshëndeti vendimin e BE dhe theksoi në të njëjtën kohë, se Gjermania vë në dispozicion 600 milionë euro këtë vit. Nuk duhet të ndodhë kolaps ekonomik i Afganistanit, theksoi Merkel. Të gjithë njerëzit në Afganistan kanë të drejtën të jetojnë në paqe, dinjitet dhe siguri”, tha Merkel. Nuk mund të shohësh se si një vend me 40 milionë banore dhe banorë zhytet në kaos. Një pjesë e ndihmës gjermane shkon tek vendet fqinjë. Së bashku do të bëjmë gjithçka që njerëzit do të jetojnë në afërsi të vendlindjes së tyre, tha Merkel.

Deutschland Berlin | Virtueller G20-Sondergipfel | Angela Merkel

Në tejkalimin e krizës së Afganistanit kanë një rol të rëndësishëm Kombet e Bashkuara. “Ne kërkojmë që të gjitha organizatat e Kombeve të Bashkuara të kenë qasje tek ndihma humanitare që duan të ofrojnë.” Fondi Monetar Ndërkombëtarr dhe Banka Botërore kanë detyrën “të pengojnë kolapsin e sistemit”, Vetëm kështu ndihma humanitare mund të shkojë tek njerëzit.

Sipas të dhënave të presidentit amerikan, Joe Biden, vendet e G20-s u konsultuan edhe për nevojën e luftimit të terrorizmit. Për këtë pati konsultime edhe për mënyrën e veprimit ndaj degës së IS në Afganistan që ka kryer sulmet e fundit terroriste në Afganistan.

Sipas të dhënave të OKB-së 18 milionë afganë, gati gjysma e popullsisë janë të varur nga ndihmat humanitare. 93% e familjeve nuk mund të ushqehen në mënyrë të mjaftueshme. Sipas OKB furnizimi bazë i popullsisë ndodhet para kolapsit.



Skip to toolbar