Mitsotakis zbutet me Ramën? Takohen në Londër përpara Samitit

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama nuk mban inat për aktin jo aq dashamirës të homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis, që ka pasur ulje e ngritje me Tiranën zyrtare, që prej më shumë se një vit më parë, kur u arrestua Fredi Beleri.

Por pothuajse 4 ditë më pas, Edi Rama është takuar me homologun grek, ndërsa në parlamentin shqiptar paralelisht ishte duke u diskutuar projekt/deklarata e PDIU-së, që kërkon edhe prej greqisë zyrtare, aborgimin e ligjit të luftës.

Kjo fotografi nuk është shpërndarë nga asnjë prej kryeministrave por ministres Elis Spiropali, ku Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis shihen në bashkëbisedim.

Ndodhi vetëm 4 ditë më parë kur në media u bë publike kjo fotografi nga Samiti i NATO-, e shpërndarë nga Mitotakis, nga e cilakishte hequr kryeministrin Rama.

Por duket se Samiti tjetër që po zhvillohet këtë të enjten në Britani të Madhe, ai i Komunitetit Politik Europian, e ka kaluar këtë moment pas krahëve nga të dy kryeministrat.

Takimi ka ndodhur para nisjes zyrtare të punimeve të Samitit të Liderve Europian, ku kryeministri Rama është pritur si liderët e tjerë u prit nga kryeministri i ri i Britanisë, Keir Starmer.

Gjatë këtij Samiti fokusi do të organizohen dy tryeza diskutimesh. Kryeministri Rama, së bashku me homologen italiane, Gerogia Meloni do të drejtojnë disktuimet për emigracionin, si dy vende që kanë mes tyre një marrëveshje mbi këtë çështje.

Tryeza tjetër diskuton mbi mbi luftën në Ukrainë, sigurinë dhe demokracinë.

Mikëpritësi ishte ai që çeli këtë Samit, duke thënë  se Mbretëria e Bashkuar dhe BE, duke punuar së bashku si partnerë sovranë, janë një forcë e fuqishme për të mirën në të gjithë kontinentit.

Mesazhi i Keir Starmer u përcoll, ndërsa në krah të tij ishte ulur presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.



Skip to toolbar