Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm këtë mëngjes, i cili ka deklaruar se edhe Saranda si qyteti i Vlorës, do të ketë Lungomare.
Një shëtitore në vijën bregdetare të Sarandës, projekti i së cilës tashmë është gati. Kreu i qeverisë bën të ditur përmes një postimi në Facebook, se në shtator do të nisë puna për projektin e vijës bregdetare në qytetin e Sarandës.
“Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës. Njësoj siç Lungomare transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike. Saranda që Duam, Shqipëria që Duam”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar fotot nga projekti.
Pavarësisht kritikave, Lungomare në Vlorë i dha një tjetër pamje qytetit bregdetar.