Scholz: Gjendja ushtarake në Korenë e Jugut është shqetësuese

BOTA


Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se vendosja e gjendjes ushtarake në Korenë e Jugut, e cila u anulua pas disa orësh, është shqetësuese.

“Është shumë shqetësuese të dëgjosh se një vend me të cilin jemi aleatë dhe miq, si Koreja e Jugut, ka shpallur tani një gjendje të jashtëzakonshme. Dëshira ime është që ajo të hiqet shumë shpejt,” tha Scholz, sipas Reuters.

Ai shtoi se Gjermania po përballet me një kërcënim të madh sabotimi dhe se është e nevojshme të përgatitet më shumë për këto sulme dhe të fitojë rezistencë ndaj tyre.

Scholz tha se sulmet ndaj sigurisë kibernetike të Gjermanisë vijnë kryesisht nga Rusia dhe së fundmi edhe nga Kina.

Duke folur për vendosjen e trupave gjermane në Ukrainë, ai tha se për sa i përket tij, “kjo nuk mund të bëhet fjalë“.



Skip to toolbar