S’deklaroi 60 mijë euro kur ishte deputet, kallëzim penal për Myslim Murrizin

Më të fundit


Kanë nisur hetimet për ish-deputetin Myslim Murrizi. Ky i fundit akuzohet për fshehje të pasurisë, ndërsa bëhet fjalë për një shumë prej 60 mijë eurosh, gjatë kohës kur ishte deputet.

Kallëzimi për ish deputetin Murrizi është bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik, nën akuzë për fshehje të ardhurash e pastrim parash.

Sipas denoncimit, ish deputeti Murrizi, ka përfituar para në forma jo ligjore, në kohën që ushtronte funksionin e zyrtarit të lartë në institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke investuar paratë e pista në blerjen e pasurive të luajtshme të paluajtshme.

Nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kërkohet nga Prokuroria e Tiranës, që të regjistrojë procedimin penal ndaj Myslim Murrizit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale, ‘Fshehje e të ardhurave’, dhe ‘pastrim i i produkteve të veprës penale’, nene këto të parashikuar në kodin penal.



Skip to toolbar