Seanca, Balla: Negociatat hapen brenda 2019. Hajdari kërkon dialog politik, kritika Ramës dhe Berishës

AKTUALITET


Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare ndërkohë që deputetët janë përqëndruar tek diskutimi i progres raportit të KE-së. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pohoi me bindje se negociatat hapen brenda vitit, ndërsa deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka kritikuar Ramën se nuk është i pranishëm në seancë për të folur për rekomandimet e KE-së.

“Sot është një ditë e gëzueshme për të gjithë shqiptarët, pasi meritat kryesore i takojnë atyre. 94% e shqiptarëve e mbështesin rrugën europiane. Kjo mbështetje është pikënisja ku mbështetet puna e qeverisë sonë për të ndërmarrë reformat. KE rikonfirmoi rekomandimin pa kushte për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Dua të jem i sinqertë se për ne, për shumicën, ky vendim nuk ishte asgjë tjetër i punës sonë të sigurtë për aspiratën e shqiptarëve drejt BE. Publikimi i raportit u la direkt pas zgjedhjeve europiane është një fakt që ky proces është edhe politik. Është fakt se vendimi i cili ishte rekomanduar që vitin e kaluar u shty akoma më tej për arsye politike. Shqipëria mund të influencojë por nuk mund të jetë vendim marrëse. Progres raporti i bazuar në fakte, ndonëse nuk i hapi negociatat vitin e kaluar, qeveria jonë vijoi punën. Progres raporti i publikuar dje, është raporti më i mirë që ka marrë vendi ynë. Shqipëria do i hapë negociatat brenda vitit 2019. Viti 2019 do mbahet mend për hapjen e bisedimeve dhe përpjekjet e opozitës për të minuar rrugën europiane. Progres raporti është objektiv, me shifra dhe jo me retorikë rruge. Raport inkurajon çdo institucion të vijojë përpjekjet. Arsyeja për se kundërshtarët e saj janë bërë bashkë është kundërshtia e kësaj reforme.

Në raport thuhet” Zbatimi i reformës në drejtësi ka vazhduar në një formë konsitstente. Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përparuar në një formë të prekshme”, pra dje u tha troç se reforma jonë në drejtësi është unike dhe artikulohet si model për atë që ka bërë Shqipëria. Edhe në fusha të tjera KE thotë se Shqipëria është në nivelin e vendeve të BE. Në luftën kundër korrupsionit vlerësohen hapat që ka bërë vendi ynë. Ky skaner është pikënisja e vendeve anëtare. Cështjet e brendshme nuk duhet të krijojnë një barrierë. Në raport evidentohet se lufta kundër korrupsionit përfshin shkarkimin nga detyra edhe të gjyqtarëve që nuk respektonin asnjë cak. Nuk mund ta mbanim gjykaten kushtetuese me shejtanin brenda. Brenda këtij sesioni parlamentar ne fund te korrikut, vendi do kete gjykata kushtetuese. Në fund për sa i përket krimi të organizuar,citohen operacionet që kanë finalizuar arrestime.

Nuk është ligji ai që ka munguar por lidershipi i munguar i këshillit kombëtar për integrimin. Ia kemi besuar opozitës dhe për 18 muaj”, tha Balla.

Rudina Hajdari në fjalën e saj kërkoi më shumë dialog dhe bashkëpunim politik.

 “Unë e kuptoj retorikën tuaj politike, por nuk dua të hyjë në atë mesele. Mungon Rama, qoftë duke na thënë diçka sa i përket këtij raporti. Kam ardhur të them këtu disa të vërteta. Sot kemi vetëm një njeri se është i “i vetmi më i miri i të mirëve”, po përpiqet të bind se vetëm ky po punon. Një njeri që varfëron të varfërit. Qeveria e tij është në një regres, integrimi nuk vjen nga të paintegruarit. Asnjë nga liderët tonë nuk e bindi dot BE që do jenë ato që do bëjnë integrimin. BE ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm për BP, por pranojë se BE na ka ndihmuar shumë, por ndihma më e vërtetë duhet të vijë nga ne. Ne nuk dimë se ç’do të thotë integrimi për Shqipëri, ku thonë se rroga është më e larta se në Gjermani, kur shpërndanë karta si letra nderi si njëherë e një kohë, kur nuk bëjnë asnjë ditë punë, por vetëm letra dashuri, apo ata që protestojnë në një ditë pushimi ku ai është vetë pushim. Shqipëria është bërë me një “gjoja”. Ka ardhur koha që të mos bëjmë më gjoja. Ka ardhur koha e një gjenerate që arsimohet ndryshe. Është detyra jonë patriotike për të marrë vendimin pozitiv të BE, duhet të fitojmë”, tha Hajdari.



Skip to toolbar