Në gjykatën e posaçme sot mbahet seanca paraprake, ku gjyqtarja Etleva Deda pritet të vendosë për kalimin për gjykim të dosjes së SPAK për Erjon Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa persona të tjerë.
Gazetari Ervin Leka, tha për ABC Neës se seanca është parashikuar të mbahet në 12:00, për të vendosur nëse dosja do të kalojë për gjykim. Tre opsione janë në dorë të trupit gjykues lidhur me hetimet janë kryebashkiakut, të dërgojë dosjen për gjykim, t’ia kthejë atë sërish SPAK për plotësim, ose të pushojë tërësisht cështjen.
Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.
Veliaj nderkaq ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, duke e quajtur atë antikushtetues.
