Seanca për buxhetin 2025, Kuvendi vijon edhe sot diskutimet

AKTUALITET


Kuvendi vijon sërish ditën e sotme (19 Nëntor) diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2025, pas një seance maratonë të hënën që zgjati për më shumë se 12 orë.

“Këtu ndërpritet seanca për të rifilluar nesër në orën 10:00 të nderuar deputetë, natën e mirë”, tha kryeparlamentarja Elisa Spiropali në mbyllje të punimeve mbrëmë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi një plan të ri për pensionistët, ndërsa bëri me dije se sa do të jetë bonusi i tyre për fundvit.

Kjo solli debate me opozitën, që e konsideron këtë vendim të qeverisë si politik, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që zhvillohen vitin tjetër. Kujtojmë se sot, opozita ka paralajmëruar një protestë në orën 17:00 para parlamentit.



Skip to toolbar