Seanca për shkarkimin e kryebashkiakut/ Këshilli Bashkiak – Veliajt: Vërejtjet silli me shkrim

AKTUALITET


Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut Erion Veliaj, në lidhje me kërkesën e këtij të fundit, për të marrë pjesë në seancën e së martës, ku do të votohet shkarkimi i tij nga detyra.

Përmes një shkrese, Këshilli Bashkiak i kërkon Veliajt që kërkesën dhe vërejtjet e tij lidhur me këtë proces, në rast edhe të pamundësisë për t’u paraqitur fizikisht, t’i paraqesë me shkrim.

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet të martën në orën 16;00 ndërsa Veliaj ndodhet në qeli që prej muajit shkurt. Për shkarkimin e tij duhen të paktën 31 vota ndërsa mbetet për tu parë nëse Veliaj do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.

E në rast se po, shkarkimi pezullohet. Nëse jo i hapet rruga zgjedhjeve të parakoshme, ku ps do te kandidojë me Ogerta Manastirliun.



Skip to toolbar