Nënkryetar i grupit të PS Erion Malaj u shpreh se Taulant Balla nuk shpall vendime pa u konsultuar me Grupin Parlamentar.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ai komentoi edhe deklaratat në distancë të Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit, për të cilën tha se në Mbledhjet e zhvilluara të Grupit Parlamentar, gjithsecili është i lirë të thotë mendimin e tij.
“Në dy mbledhjet e fundit kemi qenë prezent të gjithë, edhe zonja Spiropali ka qenë aty. Kryetari i grupit parlamentar në asnjë rast nuk shpall vendime pa u mbledhur Grupi Parlamentar. Aty gjithsecili është i lirë të thotë mendimin e tij. Gjithsesi ne do kemi mbledhje grupi shumë shpejt. Aty thuhen mendime edhe nëse dikush ka mendime. Por nuk mbaj mend të jetë thënë mendime ndryshe. Unë e theksoj se kryetari i grupit nuk merr vendim pa u mbledhur grupi parlamentar”, tha ndër të tjera ai.
