Sekuestrohen 140 kg drogë në Sarandë

AKTUALITET


Një sasi e konsiderueshme droge është kapur nga Policia e Sarandës, gjatë natës së kaluar.

Mësohet se janë kapur dhe sekuestruar 140 kg kanabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të një përroi, në vendin e quajtur “Koçekët” te fshatit Sopik, Bashkia Finiq, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol.

Droga është gjetur e futur në katër çanta dhe e braktisur nga trafikantët. Nga kontrolli i çantave janë gjetur 86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme.

Brenda këtyre pakove të mbështjella është parë se kishte lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa, e cila nga peshimi ka rezultuar një sasi prej 140 kilogramë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Skip to toolbar