Sekuestro 333 kg kokainë nga Brazili, në pranga shqiptari

AKTUALITET


Policia Italiane ka sekuestruar 333 kilogram kokainë të pastër që vinte nga Brazili, ndërsa në pranga ka rënë dhe një shtetas shqiptar, pjesë e bandës së trafikut të drogës.  Droga është sekuestruar falë një operacioni të ndërmarrë nga Guardia di Finanza e La Spenzia në bashkëpunim me kolegët e Xhenovas.

Mediet italiane raportojnë se kokaine vinte nga Brazili, ndërsa kishte mbërritur në Itali e fshehur në disa pllaka graniti. Policia italiane arrestoi 4 trafikantë, një italian, një kroat, një shqiptar dhe një brazilian, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Ndërkohë, siç raportojnë mediat fqinje, nëse kokaine do të dilte në në treg, do të kapte vlerën e rreth 100 milionë eurove.



Skip to toolbar