Sekuestrohen 4 mijë fara kanabisi në Tiranë, arrestohet 17-vjeçari

AKTUALITET


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, për një shtetas i cili transportonte fara kanabisi, me qëllim shitjen kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Furnizuesi”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe çantës së tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi farash të dyshuara narkotike kanabis (4000 fara).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar