Senatori amerikan: Kosova po e vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj në organizatat ndërkombëtare

KOSOVA


Për Senatorin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, Ben Cardin Kosova dhe Serbia duhet të ndalojnë provokimet e ndërsjella dhe krijimin e sfidave që i largojnë nga normalizimi i marrëdhënieve.

Ndërsa një ditë më parë tensione të reja janë ngritur në mes të Kosovës dhe Serbisë pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës për të cilët autoritete serbe pretendojnë se kanë kaluar në territorin e Serbisë, gjë që Kosova e mohon, duke deklaruar se policët janë rrëmbyer pranë kufirit me Serbisë, Cardin thotë se të dyja palët kanë një mundësi unike për zgjidhur dallimet e ndërsjella që shkojnë prapa në histroi.

“Për të jetuar në paqe pranë njëri-tjetrit – duke përfshirë popullsitë etnike që janë në të dy anët e kufirit”, ka deklaruar Cardin, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Cardin ka theksuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të vetëdijshme për problemet në Veri të Kosovës pas zgjedhjeve lokale dhe se sipas tij zyrtarët shtetëror kosovar në këtë fazë po e komplikon njohjen e legjitimitetit të Kosovës dhe po vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj në organizatat ndërkombëtare.

“Është e qartë se autoritetet e Kosovës duhet të parandalojnë lëvizje të tilla provokuese. Zgjedhjet e fundit treguan neglizhencën e serbëve etnikë në Kosovë, dhe kjo nuk është mënyra se si Kosova duhet të kishte vepruar. Ne kemi parë skenarë të ngjashëm shumë herë në Serbi. Mirëpo, lidershipi i Kosovës tani në masë të madhe e komplikon njohjen e legjitimitetit të Kosovës dhe vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj në organizatat ndërkombëtare”. Ka shtuar ai.about:blank

Senatori amerikan ka shprehur edhe zhgënjimin e tij për veprimet e fundit të ndërmarra në Kosovë, që sipas tij, vështirësojnë zgjidhjen e dallimeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë shumë qartë për këtë çështje. Ka një kufi për durimin e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Ne e mbështesim fuqishëm sovranitetin e Kosovës dhe shpeshherë kemi treguar qartë hapat që Serbia duhet të ndërmarrë. Ne jemi shumë të qartë për pritshmëritë tona dhe, nëse të dyja vendet duan një marrëdhënie më të harmonizuar me Evropën, ata do të duhet të ndërmarrin hapa për ta demonstruar këtë”.



Skip to toolbar