Ish ambasadori Arben Çejku thotë se serbët në veri të Kosovës nuk janë integruar dhe sipas tij, kryeminsitri Albin Kurti po bën propagandë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çejku u shpreh se për shkak të veprimeve të qeverisë Kurti, Kosova po humbet partneritetin me SHBA.
“Tjetër është të vësh territorin nën kontroll, tjetër ta integrosh. Kërkesa ka qenë për ta integruar. Ndodhi e kundërta. E gjitha, realisht ka pasur propogandë, serbët janë shkëputur nga Kosova, sesa janë integruar. Aty nuk është bërë bilanc real. Hyrja në veri, edhe në Serbi hyn. Por çfarë po bën ti për veriun? Ka serbë edhe në veri, por ka edhe në jug, Nuk ka probleme me serbët në jug të Kosovës. Janë të përfshirë në institucione. Qëllimi ka qenë që Kosova të jetë shtet funksional brenda dhe raporte shumë të mira me BE, me SHBA. Kosova po humbet partnerin strategjik. Shpresoj që Kosova të ketë një të papunë si kryeministër për zotin Kurti dhe të mos ketë humbje të tjera në marrëdhëniet e saj me SHBA”, theksoi ai.
