Serbia arreston spiunin e SHISH/ Dyshohet se jepte të dhëna politike dhe të sigurisë

KOSOVA


Anëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi, BIA, kanë arrestuar një tjetër person nën dyshimet për spiunazh. Mediat serbe raportojnë se në pranga është vendosur një shtetas serb nga Jagodina, pas dyshimeve se po bashkëpunon me shërbimin Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Shish, duke vepruar në bazë të urdhrave të tyre.

Ai është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë, teksa i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

I dyshuari ishte i angazhuar në mbledhjen e të dhënave relevante politike, të sigurisë dhe ekonomike në Serbi. Në disa raste ai ka filmuar lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në komunën e Rashkës, në radhë të parë të njësive të Ushtrisë Serbe.

Të dhënat e mbledhura ia dorëzoi kreut të këtij grupi spiunimi, i cili më pas ua përcolli anëtarëve të shërbimit inteligjent të Shqipërisë si deh shërbimit të kosovës.

Sipas informacioneve, ai dyshohet se ka mbledhur informacione për pjesëtarë të caktuar të BIA-Së dhe serbeve nga Kosova, dhe me urdhër të tyre është angazhuar në situata krize në veri të Kosovës, sic ishin protestat dhe ngritja e barrikadave.

Anëtarët e BIA-s zbuluan në fillim të vitit arrestuan një tjetër shtetas serb, që dyshohet që ka qenë në krye të grupit të spiunazhit. Në pranga ka rënë edhe Adis Dazdareviç, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar.



Skip to toolbar