Sërish lëkundje tërmeti në Durrës

AKTUALITET


Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në Durrës. Sipas IGJEUM, tërmeti i orës 22:05 ka qenë i magnitudës 4 i shkallës Rihter me epiqendër në Safetaj (Durrës) dhe thellësi 36 km. Ministria e Mbrojtjes njofton se pas komunikimeve me shtabet e Emergjencave Civile në Qarqet Durrës e Tiranë, nuk ka dëme në njerëz apo materiale deri tani.



Skip to toolbar