Zjarri nuk po lë të qetë Parisin. Pas Notre Dame, një pallat ka marrë flakë duke shkaktuar 3 persona të vdekur dhe 28 të plagosur.
Mediat franceze njoftojnë se zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit në një ndërtesë 6-katëshe në Paris, ku të plagosurit kanë marrë lëndime nga thithja e tymit. Një prej tyre është në rrezik për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mendohet se mund të ketë ardhur nga restoranti në katin e parë të ndërtesës. Rreth 200 zjarrfikës janë vënë në dispozicion për fikjen e flakëve, duke vënë situatën nën kontroll.