Sesioni i ri parlamentar/ Rama mbledh të premten grupin e deputetëve të PS

AKTUALITET


Tre ditë përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, Edi Rama, do të mbledhë grupin socialist për herë të parë për këtë vit.

Të premten në orën 10:00 ministra dhe deputete do të jenë bashkë në Pallatin e Brigadave për të raportuar mbi punën e bërë dhe prioritetet e sesionit të ri politik.

Takimi do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama, i cili do të pasohet nga kryeparlamentari Peleshi dhe kreu I grupit Balla.  Ndërsa 11 kryetaret dhe nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare do të kenë në dispozicion 10 minuta për të prezantuar projektligjet prioritare të cilat duhet të kalojnë këtë sesion.

Aktualisht në Kuvend ka nisur puna për dy komisionet e posacme, ai për zgjedhoren dhe territorialen, për të cilat PD ka paralajmëruar bojkot. Ndërsa PS thotë se jo vetëm nuk do të ndërpresë punën por mund të rishikojë përbërjen e tyre në rast se opozita nuk kthehet në tryezë. Ndaj mbetet për tu parë se cilat do jetë porosite e Ramës dhe qëndrimi që do mbajë mazhoranca në raport me opozitën.

Në pritje për tu miratuar janë disa projektligje. Sesioni I ri do të nis me korrigjimin e dy projektligjeve të drejtësisë që synojnë ashpërsimin e kritereve të pasurisë dhe integritetit të anëtareve të KLGJ dhe KLP që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë.

Gjithashtu pritet të nisë diskutimet Kodi i Ri Penal, I cili po konsultohet me partnerë vendas dhe të huaj. Shefi I qeverisë e ka ngritur alarmin dhe për numërin e lartë të paraburgimeve. Prioritet mbeten dhe ligjet që lidhen me integrimin dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar ndaj pritet një angazhimi I shtuar mes kuvendit dhe qeverisë.

Të premten, do të behet dhe një bilanc I deputeteve mbi pjesëmarrjen në komisione dhe seanca plenare për të pare se cili është më aktivi dhe cili më problematiku.  Ky takim vjen një javë pas atij me kabinetin qeveritar ku u përcaktuan boshtet kryesore të qeverisjes për 2026; siguria, ekonomia, përkrahja sociale dhe politika e jashtme.



Skip to toolbar