Sezoni veror, Manastirliu: Shtojmë testimet, do bëjmë edhe rastësore, por strategjia nuk ndryshon

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar strategjinë që do ndiqet për sezonin veror.

Manastirliu thotë se testimet do të shtohen gjatë verës madje do ketë edhe testime rastësore tek turistët që mos ketë shpërthime të vatrave me koronavirus.


Më tej ministrja thotë se do rriten stoqet e testimeve për t’u siguruar për periudhën e vjeshtës ku nëse do jetë nevoja, do të sigurohen edhe 100 mijë teste.

”Ajo çfarë ka ndodhur është që ne u përgatitëm në kohë, qoftë me material, urgjenca, autoambulancat, shërbimi në spitale. Nuk pati çedim në sistemin shëndetësor. Që tregoi se investimet në 7 vite i shërbejnë qytetarëve dhe ia kanë vlejtur dhe për të marrë frutet e para. Për të përballuar gjithë ato që presupozohet të vijnë, ne po planifikojmë rritjen e stoqeve për testimet. Jemi në prag të sezonit turistik. Do testojmë më shumë dhe do gjurmojmë më shumë. Jo për të ndryshojmë strategjinë. Për efekt por ne do bëjmë edhe testime rastësore në kampione të turistëve për të parandaluar shpërthimet e koronavirusit. Nuk do doja të hyja në debat ekspertësh sepse ekspertët e Komitetit Teknik i ka dhënë përgjigjet.

Shifrat, ka shumë deduksione. Po t’i referohemi OBSH, nëse rastet e përgjithshme nuk i kalojnë 12% të të testuarve atëhere në jemi tek 7.5%. Ne e kemi rritur testimet. Kemi një pranueshmëri sa i përket testimeve dhe rasteve të evidentuara. Edhe kriteri i numrit të të trajtuarve në spital. Do marrim masa për të rritur stokun e testimeve. Ne jemi çdo kohë në rritje të numrit të testimeve. Para një 1 jave 11 mijë, tani me USAID 4 mijë e 500, tani në fillim të qershorit 5 mijë e 500, po ashtu dhe me BE. Nëse duhet edhe 100 mijë do e çojmë. Nëse ekspertët thonë që na duhen 100 mijë, patjetër. Fondet janë vendosur nga qeveria për të siguruar testimin. Rritje e stokut të materialeve mbrojtëse por dhe spitaleve karantinë.”- tha Manastirliu.




Skip to toolbar