Shabani, Avokat i Popullit (të majtë)/ Në sallë munguan deputetët e PD dhe Belinda Balluku e PS

Më të fundit


Me firmat e PD dhe votat e PS, Endrit Shabani u zgjodh Avokati i Popullit. Në seancën në Kuvend, Shabani u zgjodh me 85 vota pro dhe 3 kundër.

82 vota pro ishin nga Partia Socialiste, ndërsa 3 vota nga Partia Social Demokrate Endrit Shabani u propozua si kandidat me firmat e PD, por deputetët e opozitës braktisën sallën në momentin e votimit.

Pasi mbështeti me firma 6 kandidatë dhe më pas deklaroi tërheqjen nga nënshkrimet, Partia Demokratike kërkoi në seancë plenare që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës, por kjo u kundërshtua nga mazhoranca.



Skip to toolbar