Shau komentuesit, Manastirliu shkarkon burrin e zëvendës ministres

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Shërbimit Parësor Spitalor, Aurel Voda, për shkak të fjalorit të ulët që ka përdorur ndaj komentuesve në rrjetet sociale.

Aurel Voda është gjithashtu edhe bashkëshorti i zëvendës ministres së Brendshme, Rovena Voda.

Për Manastirliun, reagimi i Vodas është i pa tolerueshëm dhe ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“I pa tolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilat do qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë.

Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan Manastirliu në Twitter.  Aurel Voda ka bërë një koment jo etik në rrjetet sociale, veprim ky që nuk përputhet me postin e drejtorit.



Skip to toolbar