SHBA, 5 milionë USD për kapjen dy hakerave rusë

BOTA


FBI amerikane ka ofruar 5 milionë dollarë për këdo që ofron informacione të besueshme për dy hakerave rusë, të cilët i akuzon si truri që qëndron pas një virusi, i cili në harkun kohor të dhjetë viteve ka mundësuar grabitjen e të paktën 100 milionë dollarëve nga bankat dhe llogaritë bankare të shtetasve amerikanë.

Maksim Jakubets, lideri i hakerave të ‘Evil Corp’ dhe bashkëpunëtori i tij Igor Turashev dyshohet se janë shpërndarësit e virusit ‘Dridex’ i cili kishte si gjah të tij organizata financiare në të gjithë botën.

Bashkë me publikimin e emrave të të dy të dyshuarve, Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka vënë në dispozicion të informatorëve të mundshëm 5 milionë dollarë.

Paketa multifunksionale ‘Dridex’ është në gjendje të infektojë kompjuterët, të vjedhë të dhënat personale, informacionet financiar dhe të dhënat bankare online të viktimave të tyre. Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, arkitektura e këtij virusi, tejkalon çdo antivirus dhe masa të tjera mbrojtëse. Përveç akuzave për ndërtimin dhe shpërndarjen e ‘Dridex’, Maksim Jakubets akuzohet edhe për mashtrim bankar dhe konspiracion.



Skip to toolbar