SHBA, Anthony Fauci në “karantinë”, pati kontakt me një person të infektuar

AKTUALITET


Anthony Fauci, fytyra më e njohur e Task Forcës në Shtëpinë e Bardhë në SHBA në betejën kundër koronavirusit, do të nisë një periudhë 14 ditore në vetëizolim. 

Virologu i njohur amerikan do të qëndrojë në karantinë pasi ka kontaktuar një person nga stafi të infektuar me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi është bërë i ditur nga Cnn. 

Ditën e djeshmekKomisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn është futur në vetëizolim për dy javë pasi ka pasur kontakte me një person që është testuar pozitiv me COVID-19. 

SHBA-ja është më e prekura nga koronavirusi në botë. Deri tani më shumë se 1,3 milionë njerëz janë infektuar nga COVID-19, nga të cilët 78,794 kanë ndërruar jetë.



Skip to toolbar